Prishtina vazhdon të jetë e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në kryeqytet ka arritur në 9,643.
Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 2,825 dhe Gjilani me 2.316 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 3,628 raste të reja pozitive me COVID-19.
Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 855 janë shënuar vetëm në Prishtinë.