Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

3,051 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina vazhdon të prijë në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet është 3,051.

Pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 1,192 dhe Gjilani me 969 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 643 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 2,028 persona të infektuar deri më sot.

Nga ky numër i regjistruar së fundmi, 141 janë shënuar vetëm në Prishtinë.