Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8 muaj

Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar dhe cilësore. Fluksi i lartë i turistëve, veçanërisht atyre të huaj në vendin tonë, shoqëroi edhe muajin gusht të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare, ku evidenton se në total për 8 mujorin 2018, në Shqipëri kanë hyrë 4.4 milionë të huaj, me rritje 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21.1%.

Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26.9 %.

Si tremujor, bën të ditur INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tetëmujorin e 2018 është 4.397.638 duke u rritur me 16.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Edhe Rekord vizitorësh nga Kosova në Shqipëri sivjet Arbëri Rekord vizitorësh nga Kosova në Shqipëri sivjet

Shifrat e INSTAT konfirmojnë edhe parashikimet e Këshillit Botëror te Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC), i cili njoftoi per një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018.

Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve.

WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134. 1 miliardë lekë (USD 1,124.1mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028.

Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1,847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.

Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3,471.9 mln) ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliarëd lekë (USD 5,735.0 mln) ose 28.9% e PBB në vitin 2028.

Edhe 1.4 milionë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë gjatë korrikut Arbëri 1.4 milionë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë gjatë korrikut

Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.

Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).