Tiranë, 23 tetor - Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.
Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë/ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Shqipëri gjatë shtatë muajve të parë hynë 3.313.762 të huaj
-
Në Shqipëri gjatë 5 muajve hynë mbi 1.5 milion shtetas të huaj
-
1.4 milionë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë gjatë korrikut
-
Vetëm gjatë gushtit Shqipërinë e vizituan 1.55 milion turistë të huaj
-
Rreth një milion turistë në Shqipëri nga 1 gushti