Më se 300 mijë doza të vaksinave kundër sëmundjes gungore do të shpenzohen për të mbrojtur gjedhet nga sëmundja, prej së cilës vitin e kaluar ngordhën më shumë se 200 krerë, raporton KTV.
Drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë kërkuar nga të gjithë bujqit që të lejojnë vaksinimin e gjedheve të tyre.
Për 20 ditë kjo agjenci po planifikon të kryejë vaksinimin e më shumë se 280 mijë gjedheve.
Gjatë kësaj periudhe po synohet që të kryhet vaksinimi në tërë territorin dhe që në këtë kohë nuk do të lejohet funksionimi i tregjeve nëpër komuna.
Vaksinimi i gjedheve këtë vit ka nisur më herët, pasi në disa vende të rajonit tashmë është paraqitur kjo sëmundje.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërndahen vaksina kundër sëmundjes gungore të gjedhëve
-
280 mijë krerë gjedhe do të vaksinohen këtë vit
-
Komuna e Prishtinës ndihmon blegtorët përmes vaksinimit pa pagesë të 14500 bagëtive
-
Sigurohen dozat për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit
-
Sot nis në Pejë vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës