Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, tha se vaksinimi i gjedheve do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit.
Ai bëri të ditur se janë rreth 280 mijë krerë gjedhe që do të vaksinohen këtë vit.
Gjinovci me këtë rast apeloi tek të gjithë fermerët që të vaksinojnë gjedhet e tyre për shkak të rëndësisë së madhe që ka parandalimit te sëmundjes gungore të lëkurës, raporton KP.
Sipas tij, vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes së lëkurës ka dhënë rezultate të mira, pasi që siç tha ai, këtë vit nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje.
Dukagjin Deda, nga ferma “Agro Loni” në Komunën e Pejës, tha se rëndësia e vaksinimit të gjedhëve qëndron në ruajtjen e shëndetit për të gjithë.
Fushata për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit ka filluar në komunën e Pejës dhe do të vazhdojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
-
Sigurohen dozat për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit
-
Mbi 300 mijë doza vaksinash kundër sëmundjes gungore
-
Sot nis në Pejë vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës
-
Nesër fillon fushata e vaksinimit kundër sëmundjes gungore të lëkurës
-
Asgjësohen 32 krerë gjedhe në Gjilan dhe Prizren