Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërndahen vaksina kundër sëmundjes gungore të gjedhëve

Rreth 170 mijë doza të vaksinave kundër sëmundjes gungore, do të shpërndahen për t’i mbrojtur gjedhet nga sëmundja, raporton KTV.

Në fillim të aksionit të vaksinimit, drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë kërkuar nga të gjithë bujqit që të lejojnë vaksinimin e gjedheve të tyre.

Në të kundërtën, nëse kjo sëmundje përhapet dhe prek kafshët e tyre, nuk do të kompensohen.

Në fermën e Rizah Llapashticës ka nisur zyrtarisht vaksinimi i krerëve të lopëve.

Megjithëkëtë, ai nuk është aspak i kënaqur me mbështetjen nga ana e shtetit.

Edhe Sigurohen dozat për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit Arbëri Sigurohen dozat për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit

Ky fermer, i cili ka 113 krerë lopë, thotë se nga viti 2015, kur ka nisur të merret me këtë veprimtari, nuk ka arritur të fitojë asnjëherë donacion nga Ministria e Bujqësisë.

Ai thotë se punon pa pajisje dhe makineri përkatëse, e për të cilat ka shumë nevojë.

Megjithatë, zyrtarët e AUVK-së të mërkurën kanë kryer punën e tyre për çka kanë dalë në terren, që të vaksinojnë gjedhet kundër sëmundjes gungore.

Numri i vaksinave në dispozicion për vaksinimin e gjedheve është 170 mijë doza, të cilat fermerët do të mund t’i marrin në 67 zyra të veterinarisë.

Zyrtarë të kësaj Agjencie kërkuan që secili bujk të kryejë vaksinimin e kafshëve të tyre, në të kundërtën nuk do të kompensohen në rast se u preken kafshët nga kjo sëmundje.

Edhe Mbi 300 mijë doza vaksinash kundër sëmundjes gungore Arbëri Mbi 300 mijë doza vaksinash kundër sëmundjes gungore

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës ka folur edhe për moskompensimin e 234 fermerëve, të cilëve u kishin ngordhur gjedhet nga kjo sëmundje, për çka tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe brenda muajit do të shpërndahen.

Sipas tij, krejt kjo vonesë ka ndodhur si pasojë e parregullsive të dokumentacionit të paraqitur.