Drejtoria e Bujqësisë ka ndërmarrë aksion nëpër fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive, si masë parandaluese kundër sëmundjes së “këmbëzezës”.
Gjatë këtij aksioni, që do të zgjasë rreth dy muaj, pritet të vaksinohen 7000 krerë gjedhe, si dhe 7500 krerë dhen dhe dhi.
“Komuna e Prishtinës, si Komuna e vetme që realizon një projekt të tillë, është e angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve të blegtorëve dhe rritjen e mundësisë për sa më shumë prodhim nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Gjithashtu, është planifikuar që në këtë periudhë kohore të bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit i 625 qenve që kanë pronarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në komunë të Prishtinës fillon vaksinimi i kafshëve shtëpiake
-
Në Malishevë fillon vaksinimi i kafshëve
-
Prishtina subvencionon me 140 mijë euro blegtorët dhe me 50 mijë euro bletarët
-
Sigurohen dozat për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit
-
Shpërndahen vaksina kundër sëmundjes gungore të gjedhëve