Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka subvencionuar me 140 mijë euro blegtorët dhe me 50 mijë euro bletarët.
Për blegtori, janë përkrahur fermerët që kanë 3-10 krerë gjedhe qumështore, ndërsa 30-150 krerë dele dhe dhi. Nga 313 fermerë që kanë aplikuar, kriteret i kanë plotësuar 291 sosh. Shuma e ndarë për një për një gjedhe është 53 euro, kurse për një dele ose një dhi 10 euro.
Në bletari, janë përkrahur të gjithë ata që kanë pasur 10-30 shoqëri të bletëve, ku prej 223 aplikantëve, 219 i kanë plotësuar kushtet. Për një shoqëri të bletëve, janë ndarë nga 8.5 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë propozohet subvencionimi me 500 euro për nënat në nevojë
-
Kultivuesit e deleve dhe dhive paralajmërojnë protesta nëse nuk u rriten subvencionet
-
Fondi i blegtorisë mbetet i vogël në Gjilan, Kamenicë dhe Viti
-
Për 13.697 fermerë subvencione me vlerë rreth 12 milionë euro
-
Komuna shpërndan makina mjelëse e bidonë për fermerët blegtorë të Prishtinës