Kosova ka 26.534 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Javëve të fundit është shënuar rritje e vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 21 persona e janë regjistruar 1.278 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë, 151,279 persona janë prekur me COVID-19, e prej tyre 2,606 kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.