Në Komunën e Gjilanit deri më tani janë vaksinuar 13 mijë e 910 qytetare me vaksinën kundër koronavirusit, derisa autoritetet thonë se procesi po vijon mirë.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se aktualisht janë 28 raste aktive, duke ftuar që personat që kanë rezultuar pozitivë, të qëndrojnë të mbyllur.
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se deri më tani janë shëruar 6340 qytetarë, 147 kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë kryer 21.962 testime. Aktualisht janë 2 pacientë të hospitalizuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi pesë mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Gjilan
-
Bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Gjilan
-
136 të vdekur nga koronavirusi në Gjilan, mbi 5 mijë të shëruar
-
Haziri e quan alarmante situatën me COVID-19, bën thirrje për vaksinim
-
149 të vdekur nga koronavirusi në Gjilan që nga fillimi i pandemisë