Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 1000 të arrestuar, ekspertët e konsiderojnë cenim të të drejtave të njeriut

64 persona janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, për shkak të moszbatimit të masave për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

E që nga koha kur filloi zbatimi i vendimeve të Qeverisë në detyrë, për mbrojtje nga koronavirusi janë arrestuar mbi një mijë qytetarë.

Mirëpo, këto arrestime sipas Panelit Këshillues të Ekspertëve Ligjorë të Kosovës cenojnë të drejtat e njeriut, raporton KOHA.

Kujtim Kërveshi nga Paneli Këshillues i Ekspertëve Ligjorë kërkon nga Policia e Kosovës që t’i ndalë këto arrestime, pasi sipas tij, vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë është administrativ.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pranuar të përgjigjet lidhur me këtë çështje, duke thënë se ende nuk është e sqaruar çështja.

E sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, një numër i madh i qytetarëve lirohen në procedurë të rregullt e pastaj hapet rasti në Gjykatë.

Edhe Ndalohen 40 persona në Kosovë që s'i respektuan masat kundër koronavirusit Kronikë Ndalohen 40 persona në Kosovë që s'i respektuan masat kundër koronavirusit

Qeveria në detyrë më 13 mars kishte kufizuar lëvizjen e qytetarëve, vendim ky që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, për t’u vazhduar pastaj me masat e reja të marra nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat.

Ky vendim, gjithashtu, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim nga Partia Demokratike e Kosovës.