Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen 72 persona që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit në Kosovë

Foto: Koha

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ndaloi 72 persona, të cilët nuk i respektuan masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në 11 raste janë hasur 72 persona që dyshohen për veprën "mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Numri më i madh i personave të ndaluar, sipas policisë, është regjistruar në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe në Prizren.

Në Kosovë, më 4 maj ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër koronavirusit.

Disa biznese janë rihapur, ndërsa orari i lëvizjes së qytetarëve është rritur nga një orë e gjysmë në ditë, në tri orë.

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave.

Edhe Kronikë Policia ndaloi të dielën 53 persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 855 raste me koronavirus.

Prej tyre, 403 janë shëruar, ndërsa 26 kanë vdekur.