Tiranë, 15 tetor - Në Liqenin e Pogradecit ka nisur hedhja e rasatit të peshkut koran. Një sasi rekord prej plot 1.7 milion rasate korani është hedhur në liqenin e Ohrit.
Në nisje të këtij procesi i pranishëm në Pogradec ishte ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Arjanit Hoxha.
“Bashkë me homologun dhe mikun tim nga Maqedonia e Veriut, Arjanit Hoxha iu bashkuam këtij procesi tejet të rëndësishëm për pasurimin e një aseti të jashtëzakonshëm natyror që kanë dy vendet tona dhe bota mbarë”- shprehet Çuçi.
Çuçi tha se, “për ta menaxhuar akoma më mirë liqenin e Ohrit do të nënshkruajmë së shpejti një marrëveshje tjetër me vendin fqinjë për të rregulluar aktivitetin e peshkimit dhe mbrojtjes së florës e faunës së rrallë që gjendet në këtë hapësirë”.
Sasia e rasatit të koranit këtë vit ka arritur shifra rekord, 1.620.000 copë, nga të cilat 610 mijë u lëshuan në liqen në mesin e muajit shtator të këtij viti dhe pjesa tjetër prej 1.7 milion u lëshua këto ditë tetori.
Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
-
Hidhen 300 mijë rasate krapi në liqenin e Prespës
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bëjnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit e të Prespës
-
Ulet niveli i Liqenit të Ohrit në Pogradec për shkak të keqmenaxhimit nga pala maqedonase
-
UNESCO-ja e shpall Liqenin e Shkodrës rezervë botërore të biosferës
-
Kurti viziton Kalanë gjysmë të mbyllur, premton investime në rezervuarin e ujit