Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 1,200 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 1,226.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 40 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2,870 të dyshuarve se janë të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.