Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbeturinat 'pushtojnë' Durrësin, gjendja shpallet emergjencë mjedisore

Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e sotme emergjencën mjedisore, pas katastrofës ekologjike që është bërë në qytet me mbeturinat, pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e sotme emergjencën mjedisore, pas katastrofës ekologjike që është bërë në qytet me mbeturinat. Mbyllja e vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano ka bërë që koshat në qytetin e Durrësit të jenë të tejmbushur duke shkaktuar ndotje mjedisore dhe probleme me shëndetin e qytetarëve.

Kjo ka bërë që Këshilli Bashkiak i Durrësit të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme online ku kanë miratuar dhe emergjencën mjedisore.

"Miratimi i propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së vend-depozitimit të Porto-Romanos", shkruhet në vendimin e miratuar nga këshilli Bashkiak.

Po çfarë tregon emergjenca mjedisore? Ky është hapi i parë që mere nga bashkia e qyteti për t'i hapur rrugë më pas hapave të tjerë ligjorë që do të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet shtetërore përkatëse, për vend-grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave. Me shpalljen e gjendjes emergjente, bashkia tregon se ajo nuk ka më mundësi të përballojë situatën e plehrave dhe në këtë mënyrë i hap rrugën marrëveshjes që mund të nënshkruhen me inceneratorët dhe të përcaktohet në mënyrë ligjore dhe institucionale se si do të trajtohen nga sot e tutje në qytetin e Durrësit.

Situata me mbeturinat në Durrës ka krijuar një problematikë të madhe në qytet i cili është 'pushtuar' nga plehrat. Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz.

Edhe “Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë Arbëri “Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë

Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Dërgimi i mbeturinave në Manëz zgjati vetëm 3 ditë, pasi nuk ka hapësirë dhe prej disa ditësh ato po dërgohen në landfillin e Sharrës.

Vend-depozitimi i Manzës ndodhet mes kodrave dhe ka një sipërfaqe të vogël për të përballuar dhe mbeturinat e Durrësit, që për tre ditë me radhë janë sjellë me kamionë dhe sasitë e tyre kanë qenë të konsiderueshme. Ata u dogjën duke shkaktuar tym dhe erë të rëndë, ndërsa u groposën nga ekskavatori.

Për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve, Bashkia e Durrësit pret një fond shtesë nga Ministria e Financave, ndërkohë që në të gjithë qytetin kazanët e mbeturinave janë të tejmbushura duke shkaktuar ndotje mjedisore duke dëmtuar dhe shëndetin e banorëve/Shqiptarja.