Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi sot se mbështetja pa kushte që Rusia po i jep Serbisë, po e inkurajon sjellje jo të mirë të Serbisë dhe rrjedhimisht fragmentim të situatës në rajon.
Këto komente, Hoxhaj i bëri në një reagim përmes Twitterit ndaj deklaratave që ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq i bëri në mediat serbe, ku tha se “Serbia e ka mbështetjen e pakusht të Rusisë siç e ka pasur gjithmonë, në lidhje me çfarëdo teme, e në veçanti për Kosovën”.
Hoxhaj tha se nëse Rusia dëshiron t’i mbajë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, një gjë e tillë duhet ndalur, pasi e njëra po çon në sjellje destruktive të Serbisë dhe fragmentarizim të situatës politike në Ballkan.
“Me këtë vazhdë të veprimeve, Serbia do të ishte një anëtar telashegji i Bashkimit Evropian në të ardhmen”, tha Hoxhaj.
-
Hoxhaj: Nëse BE-ja s’e shkëput Serbinë nga Rusia, dëmtohet kredibiliteti i Brukselit në Ballkan
-
Hoxhaj: Ushtria e Serbisë, si zgjatje e Rusisë, është kërcënim për rajonin
-
Hoxhaj i ashpër me BE-në për marrëveshjen Moskë-Beograd
-
Mehaj: BE-ja po përkëdhel Serbinë pavarësisht qasjes destruktive
-
Rusia i jep përkrahje Serbisë: Shqiptarët qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën