Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Nëse BE-ja s’e shkëput Serbinë nga Rusia, dëmtohet kredibiliteti i Brukselit në Ballkan

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk do të ndikojë që politika e jashtme e Serbisë të shkëputet nga Rusia, kjo do të dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se Parlamenti Evropian të martën ka ngritur shqetësimin për mos-rreshtimin e Serbisë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Sipas tij, për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët.

“Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët”.