Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbërrin për strehim në Kosovë gazetarja e pestë afgane

Mëngjesin e sotëm, në Kosovë, ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas njoftimit, Gulabzada u mirëprit në aeroport nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një jave, kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Kolegët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’, inicuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij programi, përveç strehimit gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.