Arbëri

Mbahet takimi trepalësh i mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Takimi trelateral mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete, ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura së Shqipërisë, Arben Kingji.

Qëllimi i këtij takimi, siç ka thënë ai, është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes mes vendeve.

“Ka nisur takimi trelateral së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, ka shkruar Kingji në Facebook. 

Në kuadër të Deklaratës së përbashkët trepalëshe të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë edhe më 3 shkurt është mbajtur takim trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve në Kroaci.