Kosovari Agim Mazreku ka marrë pjesë në negociatat për ndryshimet klimatike nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe sekretariati i saj rreth Konventës së ndryshimeve klimatike. Ky takim dyjavor mbahet në Bon të Gjermanisë.
Ai në këtë takim ka ndjekur diskutimet rreth mekanizmit të teknologjisë. “Në intervenimin tim, si përfaqësues i organizatave joqeveritare ambientale të botës, dhashë një mesazh përballë të gjithë shteteve anëtare rreth mekanizmit të teknologjisë në emër të organizatës sime “Earth in Brackets” si dhe Lëvizjes për drejtësi të klimës”, citon Mazrekun RTKlive.
Në këto negociata me gjasa ai ishte kosovari i parë që flet, pasi që Kosovës i ndalohet pjesëmarrja. “Ndërkohe, gjendja e mjedisit në Kosove është e dobët dhe puna rreth ndryshimeve klimatike është minimale për shkak të faktorëve të ndryshëm. Mirëpo nga puna që bëra këtë verë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mësova që stafi limitohet në aktivitetet rreth ndryshimeve klimatike për shkak të buxhetit të ulët si dhe prioriteteve të qeverisjes. Punën si aktivist të lëvizjes për drejtësi klimatike do të e vazhdoj në nivel ndërkombëtar mirëpo me lobim të vazhdueshëm rreth shtetit të vogël të Kosovës”, tha ai.
-
Kos nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin
-
Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
-
Palokaj: Kos nuk është dashur ta shtynte vizitën në Kosovë
-
Kurti: Bordi i Paqes është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën
-
Kurti në Davos: Progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me statusin e vendit kandidat për BE