Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, në takimin e tretë ministror për Mjedis dhe Ndryshime Klimatike të Ballkanit Perëndimor në Shkup, ka prezantuar sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti jonë në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike si dhe projektet që po realizohen, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ai tha se pavarësisht se Kosova ende nuk e ka nënshkruar Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Protokollin e Kiotos dhe Marrëveshjen e Parisit, mbetet e vendosur që mbrojtja e mjedisit të orientohet në përputhje me strategjitë kryesore të Zhvillimit Rajonal të Evropës Juglindore.
Matoshi prezantoi idenë për krijimin e një programi rajonal për menaxhimin e burimeve ujore që sipas tij është një hap i domosdoshëm duke pasur parasysh efektet e ndryshimeve klimatike në të gjithë rajonin.
“Kjo është arsyeja pse ne mbështesim fuqishëm idenë për të përfshirë menaxhimin e ujërave dhe të pellgjeve ujore në agjendën e rrjetit të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Ai kërkoi përkrahjen e vendeve tjera që Kosova të bëhet anëtare e Mekanizmave Financiarë Global që mbështesin sektorin e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, për zbatimin e rekomandimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe Deklaratës së Bonit, dhe arritjes së objektivit për emetimet zero.
-
Matoshi kërkon që Kosova të ketë qasje në fondet globale të mjedisit, për të luftuar ndotjen e ajrit
-
Matoshi në Slloveni: Kosova të jetë përfituese e fondeve mjedisore
- Pa ndryshuar mendësia, nuk ndryshon mjedisi!
-
Osmani kërkon që Kosova të zërë vend në COP28: Ndryshimet klimatike s’njohin politikë
-
Matoshi thotë se refuzoi 40 kërkesa për hidrocentrale