Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar 6 udhëzime administrative në fushën e Kadastrit.
Ai me këtë rast ka thënë se këto udhëzime shënojnë një progres mjaft të madh në ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët.
“Me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve po finalizojmë punën tonë një vjeçare, qëllimi i së cilës ka qenë ofrimi i shërbimeve më të mira kadastrale dhe pronësore për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Matoshi, raporton Koha Ditore.
Udhëzimet që janë nënshkruar janë Udhëzimi Administrativ për ndarjen dhe regjistrimin e parcelës, ai për matjet kadastrale për regjistrim në kadastër, Udhëzimi Administrativ për ndarjen e ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës, ai për ndarjen e zonave kadastrale, Udhëzimi Administrativ për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve dhe ai për tarifat dhe produktet e Agjencisë Kadastrale.
-
MMPH dhe Agjencia Kadastrale nënshkruajnë 6 udhëzime administrative
-
Nënshkruhen udhëzimet administrative për sistemin e unifikuar të adresave
-
Matoshi: Nga sot fillon trajtimi i më shumë se 352 mijë ndërtimeve pa leje
-
Nisma në favor të avancimit të legjislacionit që rregullon kadastrën dhe gjeodezinë
-
Matoshi: Administrimi i tokës i njëjtë për secilin qytetar pa dallim gjuhe apo etnie