Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Matoshi: Administrimi i tokës i njëjtë për secilin qytetar pa dallim gjuhe apo etnie

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës, në të cilën është diskutuar për të arriturat dhe sfidat që ka Agjencia Kadastrale e Kosovës si dhe u shpalosën rekomandimet e donatorëve për këtë agjenci, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast Matoshi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës njeh peshën e administrimit të tokës si nga aspekti i zhvillimit ekonomik po ashtu edhe nga aspekti i mirëqenies sociale për secilin qytetar të Republikës së Kosovës pa dallim gjinie, gjuhe apo etnie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pikërisht për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe agjencive të saj vartëse ofron tërë potencialin e saj në avancim të administrimit të tokës, duke u përpjekur të ndjek trendet në shtetet e zhvilluara përmes avancimit të legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve profesionale, avancimit të teknologjisë së informacionit dhe përmes investimeve kapitale”, tha Matoshi.

Sipas Matoshit rezultatet e kësaj përkrahjeje kanë qenë konkrete dhe të prekshme si për qytetarët po ashtu edhe për institucionet.

“Tatimi i tokës, sistem i unifikuar i adresave, regjistra të sigurt pronësorë, investime në bujqësi, mjedisit më i shëndetshëm, infrastrukturë e zhvilluar rrugore, shkëmbin më i shpejtë e më i sigurt i të dhënave, ofrimi i shërbimeve të ndryshme publike janë disa nga fushat ku po shënohet avancim konkret”, deklaroi Matoshi.

I pari i MMPH-së, u ofroi mbështetje Agjencisë Kadastrale të Kosovës ndërsa tha se çdo rekomandim i tyre dhe i donatorëve ndihmon dhe lehtëson politikbërjen dhe vendimmarrjen.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të akterëve, është një strategji e qartë dhe e nevojshme gjatë zhvillimit të administrimit të tokës në Republikën e Kosovës.

“Administrimi i tokës po hynë në një fazë më dinamike. Kjo fazë dhe dinamikë kërkon nga ne që të ndryshojmë shumëçka si në aspektin e koordinimit të aktiviteteve, të avancimit profesional, të avancimit të legjislacionit, të shërbimeve, të ofrimit të produkteve me kualitet sa më të lartë, ngritjen e kualitetit të të dhënave ekzistuese, avancimin në mënyrën e shpërndarjes së të dhënave si dhe avancimin në aspektin e teknologjisë informative”, deklaroi Ahmeti.

Pjesë e takimit të Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës ishin edhe ministri i Ministrisë se Administratës Publike, Mahir Jagcilar, sekretari i MMPH-së, Arben Çitaku, zv/ministri i Ministrisë se Drejtësisë, Fadil Nura, zv/ministri i Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, zv/ministri i Ministrisë se Financave, Hyzer Gashi, zv/Ministri i ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal , Beqir Abdullahu si dhe donatorët si: Banka Botërore, Kartverket (Norvegji), USAID, JICA, GIZ, UN HABITAT, Zyra e BE-së në Kosovë dhe SIDA, të cilët vlerësuan se Draft Ligji për Kadastër duhet të miratohet si i tillë për shkak se parasheh transparencë në të dhëna. Po ashtu, ata vlerësuan se është e domosdoshme që Kosova, në një të ardhme të afërt, të ketë sistemin adresave nëpër gjitha komunat e Republikës së Kosovës.