Gazetari i njohur evropian Michael Martens, në një bisedë me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, shprehu skepticizëm të thellë ndaj mundësisë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, siç është rasti i Shqipërisë apo Malit të Zi.
Sipas tij, një pritshmëri e tillë është naive dhe nuk mbështetet në realitetin politik dhe strukturor të vetë BE-së.
“Sa më qartë ta themi tash se kjo nuk do të ndodhë, aq më shpejt mund të fillojmë të mendojmë për alternativa”, theksoi Martens, që punon edhe si gazetar i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Ai shtoi se lufta në Ukrainë ka treguar rëndësinë e marrjes seriozisht të deklaratave të politikanëve, duke përmendur paralajmërimet e presidentit rus Vladimir Putin që u injoruan fillimisht, ashtu siç ndodhi me fjalët e Adolf Hitlerit në “Mein Kampf”.
Martens theksoi se ngjashëm, edhe liderë demokratikë si presidenti francez Emmanuel Macron kanë qenë të qartë për kufizimet e BE-së në formën e saj aktuale.
“Macron për vite me radhë ka thënë se BE-ja me 27 vende tashmë mezi funksionon. E si do të funksionojë me 33 apo më shumë?”, ka thënë ai, duke vënë në dyshim realizueshmërinë e zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.
Edhe Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-sëSipas tij, nëse BE-së i shtohen të gjitha vendet kandidate – gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia – ajo do të shndërrohej në një strukturë kaotike dhe të pamundur për t’u qeverisur.
“Do të ishte një klub që nuk do të doje t’i përkisje”, u shpreh Martens.
Michael Martens në PIKË me Veton Surroin
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj
-
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos
-
Merz: Ukraina të bëhet anëtare e asociuar e BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor vëzhguese