Rreth 150 mijë vetura qarkullojnë në rrugët e Prishtinës çdo ditë.
Gropat dhe dëmtimet e rrugëve janë ato që i përcjellin shoferët në çdo lagje në përfundim të dimrit.
Qytetarët e lodhur nga gjendja e njëjtë çdo vit kërkojnë një zgjidhje të problemit njëherë e mirë.
Ndërmarrja Publike Banesore thotë se edhe këtë vit do të vazhdojnë me mbulimin e gropave nëpër qytet.
Sipas tyre, është shumë i nevojshëm zgjerimi i divizionit për mbulimin e gropave.
Ndërsa, sipas Komunës së Prishtinës këtë vit nuk pritet të ketë ndryshime sa u përket gropave. Viti i ardhshëm do të jetë ai që do të sjellë ndryshime në këtë aspekt përmes një projekti të drejtorit të ri për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi.
-
Bllokimi nga veturat, Policia rrit numrin e gjobave dhe propozon lëvizje njëkahore në kryeqytet
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara
-
Trotuaret bllokohen nga veturat, qytetarët ecin në rrugë
-
Prishtina e ngarkuar me vetura, transporti publik shihet si zgjidhje
-
Mbi 130 mijë automjete të regjistruara me targa 01