Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshjet për pushtet

Marrëveshje për pozita dhe jo për program qeverisës janë ato të partive të rreshtuara në dy koalicionet më të mëdha parazgjedhore. Përmbajtja e dokumenteve të tilla ende nuk është bërë publike, shkruan sot Koha Ditore.

Grupimi kryesor partiak është ai rreth PDK-së, i mbërritur në minutën e fundit kur mund të regjistroheshin koalicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo u dakordua për të garuar në zgjedhjet e 11 qershorit si subjekt i përbashkët me dy oponentë të fortë të saj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe me Nismën për Kosovën (Nisma).

Koalicionin e bëri, pasi qe ndier e rrezikuar nga partia me të cilën ka bashkëqeverisur në këtë mandat, Lidhja Demokratike (LDK). LDK-ja mbërriti marrëveshje me Aleancën Kosova e Re (AKR), si dhe me Alternativën, subjekt ky i ri politik...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.