Arbëri

Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, Szunyog: Shpresoj në ratifikim të shpejtë nga Kuvendi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, sot ka bërë të ditur se gëzohet që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pas miratimit të projektligjeve nga Qeveria, shpresoj në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi.”, ka shkruar ai në Twitter.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ekzekutivi i ka dhënë dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, po ashtu ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.