Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Szunyog përshëndet ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur ratifikimin e sotëm të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Sot janë ratifikuar disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi për disa seanca me radhë nuk kishte kuorum apo opozita nuk i votonte. Në votimet sot në Kuvend vetëm deputetët e PDK-së nuk i votuan marrëveshjet.

“E mirëpres konsensusin ndërpartiak të dëshmuar në Kuvendin e Kosovës sot me ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje nënkuptojnë mbështetje ndërkombëtare për reformat kyçe që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Inkurajoj fuqishëm Kuvendin që të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, që janë të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik dhe për ngritjen e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë. Është e rëndësishme, që këto hapa ta sjellin Kosovën më afër aspiratave të saj për integrimin në BE”, ka shkruar Szunyog në platformën “X”.