Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, menjëherë pas miratimit nënshkroi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për emrin dhe e dërgoi në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili duhet ta dekretojë.
Presidenti Ivanov ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar. Ai gjatë ditëve të kaluara kumtoi, ndërsa sot edhe përsëriti se nuk do ta mbështesë, e as do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse, sipas tij, është e dëmshme, transmeton Alsat M.
Nëse Ivanov e përdorë të drejtën e vetos, marrëveshja sërish shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë “për”. Marrëveshja, në atë rast, sërish i dërgohet presidentit, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë.
-
Marrëveshja për emrin e Maqedonisë mund të fuqizohet dhe pa firmën e Ivanovit?
-
Kuvendi i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen për emrin me Greqinë
-
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin rikthehet në Kuvend
-
Institucionet e Maqedonisë në sprovë të re për Marrëveshjen me Greqinë
-
Xhaferi: Presidenti nuk dëshiron të komunikojë me askënd