Kuvendi i Maqedonisë sot përsëri duhet ta votojë Ligjin për ratifikimn e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Ligji kthehet përsëri në Kuvend, pasi i njëjti nuk u nënshkrua nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë në lexim të tretë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 54-të të Kuvendit.
Më 20 qershor deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 69 vota “për” miratuan për herë të parë ligjin dhe të njëjtë ditë ligji u dërgua për tek presidenti Ivanov, i cili brenda afatit të paraparë me ligj njoftoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin e ligjit.
Që sot të kalojë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë “pro” duhet të votojnë 61 deputetë dhe përsëri duhet të dërgohet tek presidenti, i cili këtë herë sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.
Pritet janë që edhe pas votimit të dytë në Kuvend, Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin dhe të do veprojë njëjtë si me Ligji për përdorimin e gjuhëve, duke përdorur të ashtuquajturën “veton e xhepit”.
-
Kuvendi i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen për emrin me Greqinë
-
Marrëveshja për emrin e Maqedonisë mund të fuqizohet dhe pa firmën e Ivanovit?
-
Institucionet e Maqedonisë në sprovë të re për Marrëveshjen me Greqinë
-
Emri ‘Maqedonia Veriore’ sërish para deputetëve më 5 e 6 korrik
-
Ivanov refuzon të nënshkruajë marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë