Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka thënë për "Kohën Ditore", se marrëveshja e sotshme parasheh një rritje të koeficientëve rreth 20 për qind.
LEXO EDHE: Bardhi: Është gabim të thuhet se u ndërpre greva, këtë e vendos Këshilli i SBASHK-ut
Sipas saj, me këtë marrëveshje do të ketë rritje për gjithë sektorin e arsimit përveç profesorëve të universiteteve.
Ajo beson se kjo marrëveshje do të bindë Kryesinë e SBASHK-ut që sot në mbledhjen që do të mbahet në ora 15:00 ta anulojnë grevën.
"Aty ka një ngritje të koeficientëve rreth 20 për qind për tërë sistemin parauniversitar. Niveli më i ulët te çerdhet tani koeficientin e ka 2.25 kurse niveli më i lartë është drejtori i shkollës së mesme të lartë që do ta ketë koefientin 3. Në marrëveshje nuk janë përfshirë profesorët e universiteteve por vetëm administrata e universiteteve. Në ora 15:00 do të merret vendimi. Ne kemi marrë konfirmimin e sindikatave komunale dhe ata deri tash janë shprehur se kjo ofertë është e pranueshme dhe gjasat janë që të anulohet greva", ka thënë Shala.