Është publikuar fotoja e takimit të mbrëmshëm mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Alleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, në rrjetin social Twitter, ka publikuar para pak minutash foton ku veç Thaçit e Vuçiqit, shihen edhe ambasadori Richard Grenell dhe shefi i NSC-së, Robert O’Brien.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty thuhet se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë kanë shumë rëndësi për administratën e Trumpit.
“Dje, kreu i NSC-së (Këshilli i Sigurisë Kombëtare) O’Brien dhe Richard Grenell, u takuan me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë kanë rëndësi të madhe për administratën e Trumpit”, ka shkruar NSC-ja në Twitter.