Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar lart vizitën në SHBA dhe pritjen që i është bërë atje. Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ka pasur biseda të shkëlqyeshme. Nuk ka përmendur takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Përfundova një vizitë dy-ditore në Uashington DC me bisedime të shkëlqyera në Shtëpinë e Bardhë, me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert C. O’Brien, Këshilltarin Special të Presidentit të SHBA-së, Kared Kushner dhe me të Dërguarin Special për dialogun Beograd – Prishtinë, Richard Grenell”, ka shkruar Vuçiq në faqen e Richard Grenellit në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo