Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka qenë befasues sulmi serb në Banjskë të Zveçanit, pasi sipas tij, mobilizimi i grupeve serbe në veri të vendit ka qenë i kamotshëm.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, sulmet mund të përsëriten pasi “ende s’ka pasur distancim nga Qeveria e Serbisë”.
“Përderisa s’kemi pasur distancim të Qeverisë së Serbisë nga grupet e Banjskës, derisa vazhdon të ketë mbështetje ky grup nga strukturat shtetërore, derisa pjesëtarët vazhdojnë të jenë prezentë, mund të ketë të tilla...S’ka qenë shumë befasues sulmi, ka mundur të jetë momenti befasues e strategjia që është përdorru nga këto struktura ndaj integritetit”, ka thënë ai.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ishte vrarë më 24 shtator të 2023-s në fshatin Banjskë nga grupe të armatosura serbe.