Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se po negocion për mundësinë e hapjes së një fabrike për prodhimin e municioneve dhe të një laboratori për fluturake pa pilot.
Ai ka thënë të hënën në Interaktiv të KTV-së se në fund të këtij viti synohet të lidhet kontrata për blerjen e makinerisë, në bashkëpunim me Republikën e Turqisë.
“Jemi në negocim dhe vlerësim rreth çështjes së hapjes të së fabrike për prodhimin e municionit dhe një laboratori për fluturake pa pilot. Pothuajse dy vjet me radhë jemi në diskutime me shumë prodhues vendorë për mundësinë e hapjes. Për municione të kalibrave të vegjël të FSK-së, Policisë. Kjo sipas standardeve të NATO-s. Jemi në diskutime me prodhues nga Republika e Turqisë që fabrika drejtohet nga ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Kemi diskutime edhe prodhues nga vende të tjera dhe besoj se jemi të mirëseardhur”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka shtuar se fillimisht synohet që prodhimi i municioneve të bëhet për nevoja vetjake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se Kosova synon blerjen e makinerisë e pjesa tjetër të menaxhohet si shtet me kompani publike.
-
Maqedonci: Kosova, vend potencial për prodhimin e fluturakeve pa pilotë
-
Maqedonci: Bashkëpunimi me Turqinë garanton vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm
-
Maqedonci për fabrikën e municioneve: Synojmë të krijojmë qëndrueshmëri për Ushtrinë dhe Policinë
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë
-
Kosova bën hapin e parë për prodhimin e municionit dhe krijimin e laboratorit për dizajnim të dronëve