Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, Ivica Tanasijeviq, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Rikonstruimi i ndriçimit publik”.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit me komunën e Shtërpcës, u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në komunat e Kosovës.