Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “My Art”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, “My Art”, Xhon Gega, për financimin e projektit “Promovimi i diversitetit kulturor”.

Projekti ka për qëllim kremtimin e zyrtarizimit të ditës ndërkombëtare të romëve, dhe tejkalimin e barrierave të diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu projekti ka për synim që t’i bashkojë të rinjtë e shoqatave dhe organizatave kulturore për të diskutuar dhe promovuar çështjet e kulturës dhe diversitetit kulturor.