Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “AROMA”, Besir Zyberi për financimin e projektit “Profili ekonomik i komunave”.
Qëllimi i projektit është realizimi i një filmi dokumentar përmes së cilit synohet të bëhet promovimi ekonomik bujqësor i komunave në Kosovë duke përfshirë kultivimin e kulturave bujqësore, si rrushi dhe frutat e malit (malinë, boronicë, mana, thana, etj), kapacitetet prodhuese të kompanive vendore në përpunimin e tyre, si dhe përkrahja e qeverisë dhe komunave në këtë sektor, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo