Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka refuzuar kërkesën e opozitës në Komunën e Lipjanit për ndërrimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Lipjanit, pasi kryesuesja Vlora Limani e kishte mbyllur mbledhjen, opozita kishte vazhduar pa pozitën duke zgjedhur kështu kryesuesin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në përgjigjen e MAPL-së thuhet se është konstatuar se kjo mbledhje është mbyllur nga kryesuesja legjitime, Vlora Limani.
Dhe Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kur kryesuesi e mbyll seancën, ajo nuk mund të vazhdojë, por mund të thirret një tjetër.
Por sipas kryetarit të kësaj komune, Imri Ahmeti, kjo është vetëm një fushatë parazgjedhore e PDK-së.
Ahmeti thotë se me këto veprime PDK-ja po provon të ndalojë punën e disa projekteve komunale.