Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Manaj: Konkursi i KEK-ut politik, është shpallur mes dy rundesh zgjedhore

Konkursi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për 125 pozita është politik pasi është shpallur mes dy rundesh zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Manaj ka thënë se ndërmarrjet publike dhe institucionet e pavarura nuk do të duhej të hapnin konkurse për aq shumë pozita në kohë zgjedhore.

Mirëpo sipas tij, kjo është bërë me qëllim që të favorizohen militantë, për ta fituar mbështetjen e tyre për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazhin për disa komuna.

“Konkursi që në startin e tij është politik. Është shpallur ndërmjet dy rundeve zgjedhore të zgjedhjeve lokale, ju e dini që në rundin e parë VV-ja ka pësuar humbje të thellë, dhe në mes rundit të parë dhe atij të dytë ku ka pasur pastaj 12 kandidatë për kryetar të komunës në balotazh, e ka hapur këtë konkurs. Gjatë pjesëve të fushatave zgjedhore, edhe ndërmarrjet publike edhe institucionet e pavarura të mos shpallin procedura të rekrutimit me kaq shumë pozita. Kjo është bërë me qëllim që ata t’i favorizojnë militantët partiak, në mënyrë që ata pastaj të jenë në mbështetje të tyre në komunat ku kanë qenë në balotazh”, ka thënë Manaj.

Sipas tij, prej fillimit të qeverisjes Kurti, në të gjitha institucionet, e sidomos në ato të pavarura dhe në ndërmarrjet publike, ka punësime të familjarëve të zyrtarëve të lartë të LVV-së, të militantëve partiakë dhe të anëtarëve të tjerë.

Edhe LDK-ja deponon kallëzim penal për punësimet në KEK, LVV-ja paralajmëron padi LAJMET E MBRËMJES LDK-ja deponon kallëzim penal për punësimet në KEK, LVV-ja paralajmëron padi

Manaj ka thënë po ashtu se LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal për punësimet në KEK të mërkurën për të mbrojtur të drejtën e 4,600 kandidatëve që kanë aplikuar për 125 pozitat e hapura në këtë ndërmarrje.