Malta vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE. Malta ka qenë dhe vazhdon të jetë e zëshme në mbështetje të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe është zëri ynë edhe aty, ku ne nuk mund të jemi ende.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas takimit që ka zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme me homologun e tij nga Malta, Carmelo Abela.
“Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë. Jam i lumtur, që sot shkëmbyem Notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian; përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin; trajnimin e diplomatëve të rinj; aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj”, ka thënë Pacolli.
“Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që sot e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës dhe Ministria, që e udhëheq, do të bëjë të pamundurën në promovimin e shkëmbimeve me bizneset kosovare dhe agjencitë përkatëse shtetërore”, ka shtuar numri dy i qeverisë, Pacolli.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, po e viziton Kosovën me ftesë të Pacollit, ndërsa gjatë qëndrimit disa ditor në vendin tonë, ai do t’i takojë edhe udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës.
Malta e kishte njohur Republikën e Kosovës disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së vendit, ndërsa që nga ajo kohë janë lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi dhe janë shkëmbyer vizita në nivelet më të larta shtetërore.
-
Pacolli thotë se ka marrë mbështetjen e Maltës për Kosovën në Interpol
-
Kurti kërkon nga Malta bashkëpunim në ekonomi dhe ndikim te shtetet mosnjohëse
-
Finlanda kërkon që taksa të lihet anash e të vazhdojë dialogu me Serbinë
-
Pacolli: Norvegjia do ta mbështesë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave
-
Pacolli u bën thirrje miqve afrikanë ta njohin Kosovën