Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva vazhdon edhe sivjet kompensimin e shpenzimeve funerale

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës me shumicë votash kanë miratuar kërkesën e kryetarit, Ragip Begaj, për vazhdimin e heqjes së shpenzimeve të varrimit edhe në vitin 2018. Njëherësh kuvendarët e kësaj komune kanë miratuar edhe raportin e Komisionit për verifikimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2017, që ka konstatuar rregullsi në zbatimin e marrëveshjes midis Komunës dhe Bashkësisë Islame, përkatësisht shpenzimeve për këto shërbime.

“Në këtë mbledhje, KK-ja, ka shqyrtuar raportin e shpenzimeve për mbulimin e shpenzimeve të ceremonive të varrimit. Bazuar në raportin e bërë, gjatë implementimit të kësaj kontrate midis Komunës dhe Bashkësisë Islame, nuk është gjetur asnjë keqpërdorim gjatë implementimit të kontratës dhe janë regjistruar të gjitha shpenzimet e bëra”, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale të informimit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kësaj komunikate, duke e marrë për bazë këtë raport, anëtarët e KK të Malishevës, “autorizuan kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, që të vazhdojë ky shërbim për heqjen e shpenzimeve të varrimit”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)