Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kumtuar lajmin e mirë për qytetarët e komunës, që ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve për rastet e vdekjes.
“Të nderuar qytetarë të Skenderajt, Jam tejet i lumtur që t’ua kumtoj lajmin që për herë të parë po fillon e realizimi i projektit më përfitues i mundshëm për qytetarët tanë. Nga sot, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes, nuk do të ketë edhe barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik, si dhe shpenzimet financiare për varrim. Me një planifikim të mirë të buxhetit, kemi siguruar mjetet financiare për t’i mbuluar shpenzimet e domosdoshme, e që për raste të caktuara janë edhe të papërballueshme”, ka shkruar kryetari Jashari.
Ky propozim i kryetari Jashari ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa, të cilët i kanë rekomanduar Kuvendit për miratim.
-
Nga sot qytetarëve në Skenderaj komuna ua mbulon shpenzimet e varrimit
-
Malisheva do t’i mbulojë shpenzimet për varrime
-
Bekim Jashari synon mandatin e dytë në krye të Skenderajt
-
Jashari: Ai popull që e kujton të kaluarën e ka të sigurt të ardhmen
-
Skenderaj pa dekorim të qytetit për festat e fundvitit