Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit, ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, që me buxhetin e Komunës, të mbulohen të gjitha shpenzimet e varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve të tjera fetare për të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt.
“Me aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që nga sot, fillon edhe në praktikë zbatimit i premtimit të kryetarit Jashari, për t’i liruar të gjithë qytetarët nga pagesa e shpenzimeve të domosdoshme të varrimit”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, sa i përket vendimit të kryetarit Jashari, pas debatit nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, marrëveshja e nënshkruar nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë, çështje kjo që iu takon dy palëve, KBI-së dhe qytetarëve.
-
Shpenzimet e varrimit për qytetarët e Skenderajt, nga sot i mbulon Komuna
-
Malisheva do t’i mbulojë shpenzimet për varrime
-
Bizneset në Skenderaj lirohen nga taksa për shfrytëzimin e hapësirës publike
-
Komuna e Malishevës mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve të vet
-
Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për varrime