Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës.
Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim mortor është 230 euro, të cilat mbulohen me mjete buxhetore të komunës së Malishevës.
“Mbulimi i shpenzimit për shërbimet e varrimit, sipas kësaj marrëveshjeje, në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me pagesën e anëtarësisë ndaj Bashkësisë Islame, çështje e cila edhe më tutje mbetet në raportet e deritanishme të qytetarëve me Bashkësinë Islame”, ka thënë Komuna e Malishevës, raporton Koha.net.
Ndërkaq, theksohet se Kuvendi i Komunës së Malishevës gëzon të drejtën e shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, në rast se Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë nuk përmbush obligimet e veta sipas marrëveshjes.
Marrëveshja do të zgjasë deri më 31.12. 2020.
-
Malisheva do t’i mbulojë shpenzimet për varrime
-
Nga sot qytetarëve në Skenderaj komuna ua mbulon shpenzimet e varrimit
-
Shpenzimet e varrimit për qytetarët e Skenderajt, nga sot i mbulon Komuna
-
Prizreni ende pa marrëveshje për heqjen e shpenzimeve të varrimit
-
Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për varrime