Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shprehur qëndrimin se do të gjendet zgjidhja për shërbimet e varrimeve, në bashkëpunim me bashkësitë fetare.
Ai ka pohuar se për dallim nga komunat e tjera, në Komunën e Prizrenit kjo çështje është paksa më e ndërlikuar shkaku i borxheve në subvencione, sikurse edhe ekzistimin e një marrëveshjeje publiko-private për varrezat. Për këtë arsye ka kërkuar durim. Këtë qëndrim ai e ka shfaqur në rrjetet sociale, duke u përgjigjur në një postim të kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, shkruan sot Koha Ditore.
“Prizreni i 90 xhamive, i rrethuar nga komuna, si: Rahoveci, Malisheva, Dragashi e Suhareka, të cilat edhe nga numri i banorëve po edhe nga numri i xhamive, janë më të vogla se qyteti i minareve, por, këto qytete, tanimë e kanë rregulluar çështjen e shërbimeve të varrimit me Këshillat e Bashkësisë Islame, kurse komuna jonë po ngurron ta bëjë një gjë të tillë”, ka shkruar Berisha në faqen personale në Facebook.
Gjithashtu, ka shtuar se Kuvendi i Komunës së Prizrenit nuk e ka futur në rend dite për mbledhjen e së enjtes shqyrtimin e shërbimeve fetare të varrimit.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
-
Mbetet peng marrëveshja me bashkësitë fetare për shpenzimet e varrimit në Prizren
-
Malisheva do t’i mbulojë shpenzimet për varrime
-
Haskuka: Myta është me ju deri kur Prizreni të pastrohet nga rrethi i të kapurve
-
Prizreni synon vendosjen e standardeve në autoparkingjet publike e private
-
Haskuka: Partitë politike në Prizren duan trajtim preferencial mbi ligjin