Ekzekutivi i Prizrenit nuk e ka marrë ende autorizimin nga Kuvendi i Komunës për lidhjen e marrëveshjes me bashkësitë fetare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Anëtarët e Kuvendit kanë vlerësuar se propozim-vendimi i ardhur nga qeveria lokale ka shumë çështje të paqarta, të cilat duhet të analizohen më tej.
Pas diskutimeve të shumta, këshilltarët e KK-së janë pajtuar që kjo çështje të shtyhet për shqyrtim në seancat e ardhshme, pasi që të konsultohen akterët relevantë, për qartësimin e të gjitha dilemave rreth mbulimit të shpenzimeve të varrimit në marrëveshje me bashkësitë fetare, shkruan sot Koha Ditore.
Fillimisht, drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, ka bërë të ditur se Ekzekutivi ka propozuar ndryshimin e formës së deritanishme të shpenzimeve të varrimit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prizreni ende pa marrëveshje për heqjen e shpenzimeve të varrimit
-
Komuna e Prizrenit ende nuk e ka dërguar propozim-buxhetin 2021-2023
-
Rregullimi i varrezave në Ferizaj, peng i kufizimeve buxhetore
-
Komuna me “Ekoregjionin” do t’i kryejnë shërbimet e varrimit në Prizren
-
Komuna e Prizrenit paralajmëron pagesën e borxheve për shpenzimet e varrimit