Në vigjilje të shënimit të Ditës së Veteranëve në Kosovë, dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Malishevë me një organizim, që u tha se do të jetë tradicional, ka ndarë mirënjohje dhe dekorata për dëshmorët e Malishevës, të rënë në trojet shqiptare, si dhe mirënjohje për familjet e veteranëve, të cilët nuk jetojnë më.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë shënim, morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, kryetari i OVL të UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu, familje të dëshmorëve, familje të veteranëve, veteran dhe invalid të luftës, nga Komuna e Malishevës, transmeton Koha.net.
Në fjalët e rastit, u vlerësua lart kontributi i të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së, e në veçanti kontributi i dëshmorëve të kombit.
"Gjaku i derdhur i dëshmorëve të kombit, mundi dhe sakrifica e veteranëve të luftës së UÇK-së, na obligon neve të gjithëve, që të punojmë për vendin", ka thënë Begaj.
Në këtë organizim, janë ndarë dekorata për dëshmorin Agim Elshani, i rënë në Luginën e Preshevës, pastaj për dëshmorët e rënë në trojet shqiptare në Maqedoni, Visar Krasniqi, Labinot Krasniqi dhe Hilmi Hoti.
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz
-
Kurti në Ditën e Veteranit: Ju lumtë pushka luftëtarë