Malishevë, 6 korrik - Në kuadër të njohjes me komunat, pas marrjen së mandatit, komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, kapiteni Ruggero Cucchini, ka qëndruar sot në Malishevë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e priti atë, pasi e informoi me zhvillimet , e falënderoi mysafirin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it.
Nga ana tjetër, komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, kapiteni Ruggero Cucchini, tha se “populli i Kosovës dhe organet shtetërore të Kosovës, kanë punuar shumë që nga paslufta dhe kjo shihet në terren dhe në krahasimin e gjendjes nga paslufta e deri më tani”.
Begaj dhe Cucchini kanë shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes komunës dhe kontingjentit italian, edhe në të ardhmen.
-
Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për veriun
-
Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë zotohet për përkushtim e bashkëpunim
-
Thaçi dekoron komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë
-
Koloneli Marco Di Stefano në krye të MSU-së italiane